Bashkia e Tiranës: Rama nuk mund të mbulojë dështimin e tij me sulme politike ndaj nesh

Me një deklaraë të tiillë, kjo e fundit ka sulmuar sot kreun e qeverisë, duke pohuar se njeriu që për 11 vjet betonizoi Tiranën nxori sot nëpunësit e administratës për të kërkuar fusha.

“Nëse zoti  Rama nuk do të  betonizonte mbi  65 mijë metra katrorë lulishte në zemër të Tiranës vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryebashkiak do të kishte hapësira të shumta për pushim dhe argëtim për qytetarët e Tiranës.

Nëse zoti  Rama nuk do t’i bllokonte paligjshmërisht për 7 muaj buxhetin Bashkisë, derisa u zhbllokua me vendim gjykate, dhjetra blloqe banimi do rehabilitoheshin duke u kthyer qytetarëve ambjente çlodhëse dhe argëtimi në lagjet e tyre.

Nëse zoti Rama nuk do të bllokonte paligjshmërisht projektin e Bulevardit të ri,  Tirana do kishte 7 parqe dhe mbi 300 mijë metra katrorë gjelbërim për kryeqytetasit dhe gjithë vizitorët e saj. Nga bllokimi i terminalit dhe i tramit u ka hequr mundësinë qytetarëve të Tiranës të kenë trafik të lehtësuar dhe 9 ton dioksid karboni më pak çdo ditë.

Edi Rama ka dëshmuar jo vetëm për Tiranën po për gjithë Shqipërinë se di vetëm të bllokojë, shkatërrojë dhe varfërojë qytetarët duke rritur taskat,  çmimet dhe papunësinë”, citon Bashkia e Tiranës.

 

 

SHKARKO APP