Impiantet fotovoltaike në shkolla, Veliaj: Rrisim pavarësinë energjetike

Pas shkollave “Bajram Curri”, “Ismail Qemali” dhe “Kongresi i Manastirit” edhe në dy shkolla të tjera ka nisur puna për vendosjen e impiantit fotovoltaik, falë projektit “Sunny School”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën me dije se po punohet për vendosjen e impiantit fotovoltaik në shkollat “Gustav Meyer” dhe “Gjergj Canco”.

Mirënjohje për OSFA! – Falë këtij bashkëpunimi do të rritet pavarësia energjike e shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas ndërtimit të shkollave të reja, Bashkia e Tiranës ka punuar gjatë gjithë verës dhe për rehabilitimin e institucioneve arsimore ekzistuese që gjithçka të jetë gati këtë shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?