Bashkitë shqiptare përballë 3 sfidave, ministri Arbjan Mazniku zbulon cilat janë ato

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ishte mbrëmjen e kësaj të marte i ftuar në studion e Klan News. Mazniku tha bashkitë shqiptare janë përpara tre sfidave shumë specifike. Por cilat janë ato?

”E para dhe më e rëndësishmja ka të bëjë me marrëdhëniet që kemi të bëjmë dhe momentin ku ne ndodhemi në raport me Bashkimin Europian. Pra afrimi ynë me BE do të sjellë një pjesë të rëndësishme të akteve, pra ligjet e BE, 70 përqind e tyre në fakt zbatohen në nivel vendor. Ne duhet që në 6 vitet e ardhshme, teksa negocionojmë me BE, të ristrukturojmë shtetin, qeverisjen, institucionet shtetërore, një pjesë po kaq e madhe duhet të shkojë për të ristrukturuar bashkitë tona, në mënyrë që të jenë të gatshme dhe të afta të absorbojnë financimet që vijnë nga BE, projektet, zhvillohen bashkitë tona në raport me BE. 

Sfida e dytë ka të bëjë me momentin që ndodhet zhvillimi ekonomik i vendit, ku bashkitë tona duhet të lëvizin nga struktura të cilat e mendojnë pak veten si komunalja, pra si ato që kanë detyrë të mbushin gropat. Duhet të fillojnë të lëvizin në të menduarit si agjentë të zhvillimit ekonomik të atij territori. Dhe ka po shumë kryetarë bashkish që e mendojnë veten dhe bashkinë si mekanizëm që zhvillon ekonominë e atij qyteti dhe duhet që të gjithë të bashkërendojmë punën në këtë drejtim

Sfida e tretë është që ne gjendemi tani 10 vjet nga Reforma Administrativo-Territoriale e vitit 2014 dhe 10 vjet është kohë e mjaftueshme për të një reformë për t’u rivizituar dhe për të parë cilat kanë gjërat që kanë funksionuar mirë, cilat janë gjërat që duhet të rregullohen që të përmirësohet ky funksionim, pra 10-vjeçari është kohë e mjaftueshme për ta pasur testuar reformën, që padyshim ka pasur rezultate jashtëzakonisht shumë të mira”.– tha Mazniku.

SHKARKO APP