Baton Haxhiu: Marrëveshja Rama-Basha do të ndodhë e do të bashkëqeverisin!
Në “Opinion” te Fevziu, analisti kosovar Baton Haxhiu tha se po ndihet në ajër një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Bile më tej Baton Haxhiu theksoi se ka nevojë për një bashkëqeverisje mes Ramës dhe Bashës dhe kjo shpresoj se do të ndodhë!
Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha deklaroi se marrëveshja Basha-Rama tregoi se si përfundoi në vitin 2017. Ndaj nëse ndodh një marrëveshje bashkëqeverisëse Rama-Basha, kjo do jetë vetvrasëse për PD dhe demokracinë.