Baton Haxhiu deklaron: Nuk e di për çfarë qëllimi vijnë njerëzit që shoqërojnë Presidentin serb

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se protesta e thirrur nga Sali Berisha nesër (6 dhjetor) është e dëshirueshme dhe i bën mirë demokracisë.

Ai theksoi se Tirana nuk ka infrastrukturë shtetërore që samite të tilla të mëdha të mbahen në vendin tonë. Më tej ai theksoi se Vuçiç, njerëzit që e shqoërojnë mund të kenë qëllime të ndryshme dhe mund të shkaktojnë destabilizim të situatës.

“Risku në fakt është i PD-së. Çdo protestë është e mirë në mënyrën e vet për të çuar një mesazh dhe për t’i dhënë kuptimin demokracisë, dhe për tu dëgjuar zëri i opozitës. Nëse ndodh e kundërta, risku është i PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana nuk i plotëson kushtet për një samit të madh, sepse s’ka infrastrukturë shtetërore që samite të tilla të mbahen në periferi ku njerëzit nuk mund të protestojnë dhe nuk mund ta rrezikojnë perimetrin e sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por në qendër të qytetit policia me aq sa marr vesh unë nga siguria, nuk i parasheh gjërat e paparashikueshme.

Unë nuk mund ta di kush vjen me Aleksandër Vuçiç, cilët njerëz vijnë për ta ruajtur dhe çfarë qëllimi kanë, apo Gjukanoviç që thonë do ruajmë sigurinë, por nuk dimë qëllimet e tyre.”-tha Haxhiu

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?