Baton Haxhiu: Fjalimi i Edi Ramës u redaktua në avion, darka Rama-Vuçiç ishte shumë e ftohtë

Në emisionin Info Magazina në Klan Kosova, Haxhiu tha se fjalimin e përgatitur më herët Rama e ndryshoi në aeroplan teksa po udhëtonte për në Beograd.

Haxhiu theksoi se deklarata e Ramës për kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç ishte mjaftë e rëndë.

Në darkën që u zhvillua mbrëmë në mes të dy kryeministrave Ramës dhe Vuçiçit, mund të them se ishte një darkë shumë e ftohtë, pasi gati rreth 15 minuta Rama dhe Vuçiç nuk janë takuar me njëri-tjetrin. Vuçiç gjatë tërë kohës ia përsëriste Ramës: Pse ma bëre këtë?”, tha Haxhiu, për të shtuar se po të mos ishte Angela Merkel, vizita në Preshevë nuk do të realizohej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë debatit të Info Magazine u trajtuar edhe çështja e pozitës së Edi Ramës tek ndërkombëtarët. Në këtë pikë, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje tha se tani e tutje evropianët do ta respektojnë më tepër Edi Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konjufca, i cili ishte kundër kësaj vizite, tha se është befasuar për mirë kur Edi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë tha se Kosova është një fakt i patjetërsueshëm dhe i pakthyeshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?