Batutat e Ramës në Dibër: Më thonë pse bërtet Erion Braçe, por po s’bërtiti ai, s’e kap kamera
Nga takimi në Dibër, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe batuta për Erion Braçen.
Rama e kujtoi deputetin socialist, pasi u kërkoi fermerëve që të ngrihen në këmbë kur flasin, pasi në të kundërtën nuk i kap dot kamera.
“Je si Erion Brace, se me thonë mu pse bërtet Erioni, po po nuk bërtiti, s’e kap kamera!”, tha Rama.
Nuk dihet se si do të jetë reagimi i deputeti Erion Braçe pas kësaj batute të hidhur të kryeministrit.
Por të enjten ai bërtiti vërtet në parlament. Ja se çfarë shkroi Braçe në facebook: