FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Batutat e Ramës në Dibër: Më thonë pse bërtet Erion Braçe, por po s’bërtiti ai, s’e kap kamera

Nga takimi në Dibër, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe batuta për Erion Braçen.

Rama e kujtoi deputetin socialist, pasi u kërkoi fermerëve që të ngrihen në këmbë kur flasin, pasi në të kundërtën nuk i kap dot kamera.

Je si Erion Brace, se me thonë mu pse bërtet Erioni, po po nuk bërtiti, s’e kap kamera!”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet se si do të jetë reagimi i deputeti Erion Braçe pas kësaj batute të hidhur të kryeministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por të enjten ai bërtiti vërtet në parlament. Ja se çfarë shkroi Braçe në facebook:

“DO BERTAS SA FUQI TE KEM;
PER TE VEGJLIT, PER RROGAT E VOGLA!
Kur te me degjoni te flas per BIZNESIN E MADH, INTERESAT E MEDHA TE TYRE E JO VETEM,
poooo me thoni STOP, NDALU!
Rroga minimale-reale ne kete vend, eshte me shume se ajo zyrtare; NDERKOHE RROGA MINIMALE ZYRTARE ESHTE NJE KOMPROMIS I GJERE, I SHTRIRE NE VITE,
QE E KTHEN KETE RROGE NE NJE FAVOR PER BIZNESET E MEDHA, ME NJE NUMER TE MADH TE PUNESUARISH, E QE UL BARREN LIGJORE TE SIGURIMEVE SHOQERORE QE DUHET TE PAGUAJNE PER PUNETORET!
Ky FAVOR duhet te marre fund me RROGE REALE, PAGESE REALE TE SIGURIMEVE PER TA!”- përfundon Braçe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?