Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 23:00 Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë Barcelona merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 1-2 në “Metropolitano”. Katalanasit triumfuan në një përballje të drejtpërdrejtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE: Altin Dumani dhe Arben Shehu, dy figurat qendrore kundër korrupsionit në Shqipëri

Politikë E shtunë, 12 Korrik 2025 18:17
BE: Altin Dumani dhe Arben Shehu, dy figurat qendrore kundër korrupsionit në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioni Europian ka vlerësuar lart rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Bashkë me zotin Shehu, BE lavderon edhe SPAK me drejtues Altin Dumanin, të cilët po bëjnë një punë titanike kundër korrupsionit.

Arben Shehu njihet si zyrtar korrekt dhe profesionist, i cili e ka kthyer institucionin e kontrollit në një organizëm efiçent duke kontribuar shumë në punën e SPAK.

Në raportin më të fundit të KE-së për sundimin e ligjit për vitin 2025 për Shqipërinë, KLSH përmendet si një nga institucionet me performancë konkrete dhe bashkëpunim efektiv me organet e drejtësisë, sidomos me SPAK. Vetëm gjatë vitit 2024, KLSH ka referuar 13 raste me elementë penalë në prokurori dhe ka kërkuar hetime për 35 të tjera.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndryshe nga ky shembull pozitiv, Komisioni kritikon ashpër institucionet e tjera që refuzojnë të bashkëpunojnë, duke sabotuar në heshtje përpjekjet për transparencë dhe ndëshkueshmëri. Raporti thekson se koordinimi ndërinstitucional mbetet i dobët dhe numri i referimeve nga administrata publike ka rënë ndjeshëm. Në të njëjtën kohë, KE nënvizon se KLSH ka krijuar një praktikë solide në adresimin e shkeljeve, duke i kaluar çështjet me prioritet të lartë organeve hetimore. Por ndërsa KLSH tregon gatishmëri dhe integritet, institucionet e tjera nuk kryejnë vlerësime të rrezikut dhe shpesh neglizhojnë zbatimin e masave parandaluese. në këtë kontekst Brukseli bën thirrje për bashkëpunim të detyruar institucional dhe rikthimin e përgjegjshmërisë në sistemin publik. Pra ky është një mesazh i qartë, ku BE kërkon që puna e KLSH-së të mos izolohet apo pengohet, por të mbështetet si një shtyllë kyçe në betejën kundër korrupsionit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesë nga raporti i KE:

Megjithëse janë ndërmarrë disa hapa organizativë, kuadri institucional për parandalimin e korrupsionit mbetet kryesisht joefektiv dhe bashkëpunimi me organet ligjzbatuese ka ende nevojë për forcim të mëtejshëm. Drejtoria e Përgjithshme Kundër Korrupsionit (DPKK) u transferua nga Ministria e Drejtësisë tek Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin në qershor 2024.

Mund t'ju interesojë

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë ...

6 Nëntor 2026, 23:33
Mickoski për Raportin e KE-së: Përparim i konsiderueshëm, por qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar

Mickoski për Raportin e KE-së: Përparim i konsiderueshëm, por qëndrimi për ndryshimet k...

6 Nëntor 2026, 16:02

DPKK iu nënshtrua një riorganizimi të kapaciteteve që merren me hetimet administrative dhe vlerësimin e riskut, me qëllim për t’i dhënë më shumë theks parandalimit, edhe pse ajo mbetet gjithashtu përgjegjëse për hetimet administrative të centralizuara. Mungesat vazhdojnë në lidhje me kapacitetet e DPKK-së për të mbikëqyrur në mënyrë efektive zbatimin dhe vlerësimin e masave parandaluese, si dhe për të kryer vlerësime të thelluara të riskut. Janë bërë disa përpjekje, veçanërisht në fusha me risk të lartë për korrupsion, por zbatimi efektiv mbetet i kufizuar. Funksionimi i plotë ende mbetet për t’u dëshmuar. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe strukturave përkatëse ligjzbatuese vazhdon të jetë i dobët, ndërsa numri i referimeve ka pësuar një rënie të mëtejshme.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka një histori më të fortë sa i përket referimeve gjyqësore dhe bashkëpunimit me organet e ndjekjes penale. Në vitin 2024, KLSH referoi 13 raste me elementë penalë për ndjekje penale. Përveç kësaj, 35 referime për çështje që kërkojnë hetime të mëtejshme janë ndarë me organet e prokurorisë me kërkesë të tyre.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë
Para 2 orësh

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario
Para 2 orësh

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04
Para 2 orësh

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut
Para 3 orësh

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 5 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 19 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 12 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 14 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.