Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE do të fusë Ukrainën në rrjetin e saj të energjisë. DW: Duan të shkëputen nga varësia e gazit dhe naftës ruse

Bota E martë, 1 Mars 2022 10:36
BE do të fusë Ukrainën në rrjetin e saj të energjisë. DW: Duan të shkëputen nga varësia e gazit dhe naftës ruse
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrat e Energjisë të BE-së duan të çlirojnë Ukrainën nga varësia energjetike nga Rusia. Edhe vetë BE-ja dëshiron ta shkëputet sa më shpejt të jetë e mundur nga gazi dhe nafta ruse.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Papritur gjithçka po ndodh shumë shpejt në Bruksel. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës bën të mundura marrjen e disa vendimeve brenda disa orësh, ndërkohë që pa luftë do të nevojiteshin muaj të tërë për miratimin e tyre. “Nuk kemi kohë për procedura burokratike në luftë”, vuri në dukje shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ministrat e Energjisë vendosën papritur në një takim të shpejtë emergjence në Bruksel që ta përfshijnë Ukrainën në Rrjetin Evropian të Energjisë Elektrike. Ukraina duhet të shkëputet nga rrjeti i përbashkët me Rusinë dhe Bjellorusinë sa më shpejt të jetë e mundur. Përpjekjet e para teknike për ta bërë këtë kishin nisur qysh përpara sulmit rus. Tani do të ketë një kyçje emergjente me disa hapa. Nga këndvështrimi i Komisioneres së BE-së për energjinë, Kadri Simson, nuk ka zgjidhje tjetër.Furnizimi i BE-së duhet të mbetet i sigurt
Shoqatat e operatorëve evropianë të rrjeteve dhe autoriteteve mbikëqyrëse në BE tani duhet të shqyrtojnë brenda pak ditësh sesi mund të lidhet rrjeti energjetik evropian me Ukrainën, e cila e përfton pjesën më të madhe të energjisë së saj elektrike nga katër reaktorë bërthamorë. Në fund të fundit, bëhet fjalë për rreth 40 milionë konsumatorë të rinj. Përveç kësaj, duhet kontrolluar edhe se a depërtojnë dot hakerat në kontrollet e termocentraleve në BE përmes Ukrainës.

Mund t'ju interesojë

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Para 5 orësh
Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Para 5 orësh
Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Para 15 orësh

“Rrjeti energjetik europian duhet të mbetet i sigurt”, ka kërkuar ministri gjerman për Çështjet Ekonomike, Robert Habeck, në Bruksel. “Nëse ushtria ruse sulmon një termocentral në Ukrainë, ne nuk duhet të pësojmë një blackout në Evropë”, tha ministri gjerman. “Duhet të garantohet qëndrueshmëria ndaj sulmeve kibernetike ose ndërprerjeve të energjisë.” Duhet ta mbështesim Ukrainën tani në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të mos shembet plotësisht si rezultat i luftës,” tha Habeck.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Aktualisht, Rusia mund ta kufizojë masivisht furnizimin me energji elektrike në Ukrainë, sepse autoritetet ruse e kontrollojnë, për shembull, tensionin dhe frekuencën në rrjet, i cili daton që nga koha sovjetike.

Varësia nga karburantet fosile

Tani është e qartë për BE-në se edhe ajo dëshiron të bëhet e pavarur nga furnizimet me energjinë ruse, sa më shpejt të jetë e mundur. Bashkimi Evropian aktualisht importon nga Rusia 40 për qind të importeve të gazit, 25 për qind të importeve të naftës dhe 46 për qind të importeve të qymyrit. Varësia ndryshon shumë nga vendi në vend. Finlanda, për shembull, merr 94 për qind të gazit natyror nga Rusia fqinje. Gjermania, vendi më i madh industrial në BE, 50 për qind. Holanda njëmbëdhjetë për qind dhe Irlanda nuk ka fare gaz nga Rusia. Ukraina nuk blen më gaz nga Rusia, megjithëse tubacionet kryesore kalojnë nga territori i saj.

Në terma afatgjatë, më së voni deri në vitin 2050, BE-ja dëshiron të mos djegë më asnjë lëndë djegëse fosile. Rusia si furnizuese atëherë do të jetë e tepërt. Në takimin urgjent, ministrat e Energjisë diskutuan se si mund të përshpejtohet tranzicioni i energjisë.

Ministri gjerman për Çështjet Ekonomike, Robert Habeck, pranon se varësia nga gazi rus ka qenë e gabuar. Prandaj edhe qeveria gjermane kohët e fundit po angazhohet gjithnjë e më shumë për ta zëvendësuar gazin rus me gaz të lëngshëm (LNG). Për këtë duhen ndërtuar sa më shpejt dy terminale shkarkimi në bregdetin gjerman. Komisionerja e BE-së Kadri Simson tha se edhe në rast të një embargoje ruse të gazit dhe naftës në BE, Evropa nuk do të mbetet pa drita ose ngrohje. Ekspertët e Komisionit llogarisin se rezervat ekzistuese të gazit dhe blerjet e LNG nga SHBA, Japonia dhe Lindja e Mesme si dhe gazi nga Afrika e Veriut mjaftojnë për të kaluar fundin e dimrit.

Energjia bërthamore si alternativë?

Disa shtete anëtare, si Franca, mbështeten në energjinë bërthamore si një bazë e qëndrueshme furnizimi. Gjermania vendosi të dilte. Nuk ka kthim prapa, konfirmoi në Bruksel ministri i Ekonomisë Robert Habeck. Habeck megjithatë kishte lënë të hapur mundësinë e zgjatjes së operimit të tre centraleve bërthamore që ende nuk janë mbyllur në Gjermani. Por ai shtoi se Gjermania do të ndërmarrë masa të tjera për t’i bërë ballë varësisë ruse: “diverzifikimin e gazit dhe zgjerimin e kapaciteteve për energjitë e ripërtërishme”, tha politikani i gjelbër.

Gazi i lëngshëm vjen kryesisht nga SHBA

Termocentrale të reja bërthamore do të ndërtohen ose vihen në përdorim në Hungari, Republikën Çeke dhe Sllovaki, të cilat të gjitha varen nga gazi rus. Hungaria dhe Republika Çeke mbështeten në kompani dhe teknologjinë ruse. Sllovakia e ndërtoi termocentralin e saj bërthamor nga një kompani amerikane.

Kompania operuese franceze e termocentraleve bërthamore nuk e kishte përjashtuar bashkëpunimin me kompaninë operative ruse “Rosatom” para luftës në Ukrainë. Tani kjo mund të jetë një rrugë pa krye. Por termocentralet e reja bërthamore nuk luajnë ndonjë rol të madh në sigurinë afatshkurtër të furnizimit me energji, në rast të një embargoje ruse, sepse ndërtimi i tyre kërkon shumë vite, në mos dekada./ DW

Etiketat e lidhura

begazinafteukraine
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.