BE i hap rrugë vendit tonë për grupkapitullin e fundit, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet!

Bashkimi Europian i ka hapur rrugën Shqipërisë për të çelur grupkapitullin e fundit të procesit të negociatave.

Bëhet fjalë për grupkapitullin e 5-të që përfshin bujqësinë dhe kohezionin.

Lidhur me këtë proces ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili e konsideron një zhvillim pozitiv në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria nuk ndalet – Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?