BE-ja në Tiranë uron besimtarët: Krishtlindje të gëzuara. 2022, një vit shumë kyç për Integrimin

Kudo në botë këtë të dielë po festohet festa e Krishtlindjes. Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë, ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët në Shqipëri.

“Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dërgon urimet e tij më të ngrohta për një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që festojnë këtë moment të gëzueshëm në Shqipëri”,-shkruhet në Twitterin e ambasadës së BE-së në Tiranë.

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, ka shkruar se 2022-shi ka qenë një vit kyç në përafrimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Gjersa jemi drejt mbylljes së vitit 2022, mund të shohim se ka qenë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë. Hapja e negociatave dhe samiti i mbajtur në Tiranë janë pikat kyçe që përafrojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

SHKARKO APP