BE-ja nuk hap negociatat, Rama në Maqedoninë e Veriut: Jemi të vegjël për të jetuar të izoluar

Një ditë pasi ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk ranë dakord për datën në lidhje me Konferencën e parë Ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin, kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë është pjesë e Forumit Ekonomik që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, ku tha se Shqipëria është e vogël që të jetojë edhe e izoluar.

”Jemi mbledhur këtu me vëllain tim Zoran, fatkeqësisht pasi nuk morëm dot një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Ajo që ne duhet të bëjmë është të ecim përpara dhe të realizojmë atë që na kërkohet nga Bashkimi Evropian. Ne jemi të vegjël për të jetuar të izoluar nga njëri-tjetri, por të bashkuar mund të ia dalim për të jetuar së bashku”.

Bashkimi Europian nuk arrin të kapërcejë ngërçin për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është Bullgaria që bllokon gjithçka, pavarësisht se asnjë shtet anëtar nuk ka kundërshti ndaj Shqipërisë. Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Sllovenisë shtuan presionin për heqjen e bllokadës bullgare, por pa rezultat. Shpresa për caktimin e një date mbetet në samitin e radhës që pritet të mbahet gjatë vjeshtës.

I pyetur nga gazetarja greke për Ligjin e Luftës dhe Çështjen e Përcaktimit të Kufijve detarë me Greqinë Kryeministri Edi Rama, u shpreh se këto nuk duhen ngatërruar me njëra tjetrën duke garantuar se pavarësisht ndryshimeve që ekzistojnë mes palëve marrëdhëniet greko-shqiptare janë në nivelin e duhur.

“Pikë së pari nuk janë të lidhura me njëra, nuk dua të flas për probleme më shumë, dua të fokusohem në zgjidhje. Ne kemi nevojë dhe duhet të jemi në të njëjtin nivel dhe të reflektojmë këtë mënyrë të të kuptuarit të njerëzve të zakonshëm. Sa i përket përcaktimit të kufijve detarë ne kemi vendosur të shkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare dhe jam shumë i lumtur që Greqia pranoi këtë kërkesën time. Jemi popull ballkanik dhe udhëhiqemi nga ndjenjat, prandaj kemi nevojë për një vëzhgues ndërkombëtar. Sa i përket ligjit të luftës, është një paradoks i vërtetë, sepse në bazë të tij ne jemi në Luftë me Greqinë dhe kjo në fakt është absurde. Qeveria juan tuaj dhe të heq këtë gjë. Duhet të hidhet poshtë dhe të heqim dorë nga dashuria dhe urrejtja ballkanike”, tha Rama.

Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë?

Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie, se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik

Gazetarja: Nuk është xhelozi

Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia.

SHKARKO APP