BE raport urgjent për kanabisin në Shqipëri, shifra alarmante të kultivimit dhe trafikimit

Shqipëria e pushtuar nga Droga/ Komisioneri Johanes Hahn i ka kërkuar ambasadores Romana Vllahutin një raport të detajuar për atë çfarë po ndodh në Shqipëri me kultivimin dhe trafikimin e  canabisit. Të dhënat do të përfshihen në raportin e Brukselit për Shqipërinë i cili miratohet në fund të muajit tetor

Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vllahutin, ka marrë pak ditë më parë një kërkesë nga komisioneri Johanes Hahn ku kërkohet një raport i detajuar për situatën me canabisin në Shqipëri. Ambasadorja e delegacionit të BE-së, ka ngritur menjëherë një grup pune për mbledhjen e të dhënave nga terreni si dhe nga isntiotucionet përgjegjëse shqiptare, për të avioni-i-divjakeshartuar një situatë sa më afër realitetit.  Burime nga BE  thanë për 27.al se raporti është drejt përfundimit dhe se atje ka shifra alarmante të sasisë së drogës që kultivohet dhe trafikohet nga mafia shqipëtare. Në raport janë përfshirë edhe perceptimet e krijuara nga akuzat e opozitës dhe mediave, sipas të cilave, thuajse të gjitha malet e Shqipërisë janë mbuluar me cannabis.

avioni-i-divjakes

Swiss Digital Desktop Reklama

Divjaka dhe një histori me avionët e rrëzuar të drogës

Swiss Digital Mobile Reklama

Në verën e  vitit 2014, kur qeveria po mbushte një vit në qeverisje, opozita nisi një aksion akzuash ndaj Ramës dhe ministrave të tij si  të përfshirë në trafik droge që kryhej me avionë. Ishte maji i atij viti, pra 2014 kur Rama po tallej me akuzat e Berishës sipas të cilit trafiku i drogës po kryhej me avionë dhe për këtë kishte dijeni Rama dhe ministrant e tij. Ja si tallej Rama në një prej seancave ku opozita akuzonte Ramën për trafikun e drogës me avionë.”Nuk besoj të ketë opozitë në botë që të jetë kaq qesharake sa t’i trajtojë çështjet si gjëagjezë. Arrin në pikën sa jo vetëm mushkonjat ti bësh avionë që ulen e ngrihen në Divjakë, por edhe avionët ti ulësh në Levan Tepelenë ku edhe mushkat do thyenin këmbët e jo më rrotat e avionëve, për të marrë drogën. Doktorit i shkojnë sms çdo natë se janë avionë që ulen në Divjakë, nuk janë avionë. Janë mushkonja që nuk i gjëmon më njeri prej 20 vitesh. Dhe kështu do mbarojë dhe historia e drogës dhe e bazës ushtarake dhe historia e avionëve që u bënë mushkonjë, dhe historia e pickimeve që pastaj vini këtu në kuvend e pickoni opinionin publik” , kështu i përgjigjej Rama Berishës.

Por ajo që ndodhi ishte befasuese. Pak javë pas këtij debate në Kuvend, një “mushkonjë” me plot  460 kg lëndë narkotike, u rrëzua në plazhin e  Divjakës. Ishte një avion i drejtuar nga një pilot Italian, Geroge Riformato, i cili ishte ngakruar me drogë, por për shkak të një defekti u rrëzua dhe mbeti aty si një provë e paevitueshme për të detyruar policinë të shkojë ta kapë. Gallata e kryeministrit me mushkonjat e drogës dhe nënqeshjet ironike të ministarve të tij ngrinë për pak kohë. Opozita vërtetoi akuzat por vetëm kaq, nuk mundi të ndërmarrë aksion më të thelluar i cili të ndikonte në ndalimin e këtij trafiku të drogës me avionë që shëtisnin lirshëm nëpër qiellin e  Shqipërisë.

Pak kohë më vonë, në janar të vitit 2015, piloti i forcave të armatosura, major Sokol Feka, u rrëzua bashkë me helikopterin që drejtonte ku u gjetën rreth një ton drogë ne Spanje.

sokol-feka

Tjetër rast i avioneve të drogës  është ai i gushtit 2015 ku policia italiane arrestoi grupin kriminal të përbërë nga një grup shqiptarësh të përfshirë në trafigun e drogës me avion. Avioni drejtohej nga shtetasi Vilson Lamaj, i cili ishte  nisur nga italia me destinacion vendin tonë  duke u ulur në orën 7 e 2 minuta në një zonë pa sokol-fekashumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj pranë Sevasterit në Vlorë ku edhe kanë ngarkur një sasi 120 kg mariuanë.

Në mars të vitin 2015 një tjetër rast i trafikimit të drogës me avion u konfirmua në fshatin Akern në Vlorë.

avioni-akerni

Avion droge në Torino Itali  në shtator të 2015. U arrestuan Vladimir Kolaj sëbashku me bashkëshorten e tij rumune Ornela Miri. Pak kohë më vonë një grup shqiptarësh u arrestuan në Kolumbi pasi ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal , ku u kapën 8 ton kokainë sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Kolumbi.

Pak ditë më pare, më 15 shtator, një tjetër avion droge u rrëzua në Ishëm të Durrësit. Avioni drejtohej nga piloti italian, Guido Andrea Guidi. Nga hetimet e deritanishme rezulton se avioni do të trasportonte 240 kg kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Në vendin ku u gjend avioni i rrezuar ishte krijur një pistë posaçrisht për uljen e avionëve të drogës.

gudio-andrea-guidi

Të gjitha rastet e kapjes së drogës me avionë nga policia shqiptare, kanë ndodhur pasi avionët janë rrëzuar. Duket më shumë si një rënie aksidentale në duart e policisë. Gjithkujt i lind e drejta të aludojë se mund të ketë raste të shumta kur avionë të tjerë droge, të kenë fluturuar në qiellin e Shqipërisë që nuk kanë pësuar defekt e për pasojë i kanë shpëtuar policisë.

Në raportin e BE-së përfshihen rastet e mësipërme, bashkë me situatën aktuale të kultivimit të canabisin thuajse në të gjitha malet e Shqipërisë. Ndërkohë që situata me canabisin në Shqipëri, pritet të jetë pjesë e rëndësishme e kritikave të Brukselit, në raportin për Shqipërinë i cili pritet të miratohet e të bëhet publik më 4 ose nëntor. /27.al/

cannabis

kanabis-1_0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?