BE zyrtarizon listën. Mbyll kufijtë për Shqipërinë

Këshilli Evropian ka vendosur hapjen e kufijve të BE-së për udhëtime jo të domosdoshme me 15 vende të botës, duke nisur nga 1 korriku. Shqipëria nuk është në listë e vendeve që i kanë kufijtë të hapur për BE.

Vende e përfshira në rekomandimin e KE-së, të miratuar sot, janë Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Korea e Jugut, Tajland, Tunizia, Uruguai, dhe Kina.

Nga ky rekomandim përjashtohen qytetarët e BE-së dhe familjarët e tyre, rezidentët afatgjatë në BE, udhëtarët me një funksion të rëndësishëm. Qytetarët e Andorrës, Monakos, San Marino dhe Vatikanit do të konsiderohen si shtetat të BE-së për shkak të këtij rekomandimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu në këtë rekomandim përfshihen edhe vendet e zonës shengen si Islanda, Zvicra, Liktenshtajni dhe Norvegjia. Në rastin e Kinës, udhëtimet mund të nisin edhe përpara 1 korrikut për aq kohë sa Pekini aplikon kushtin e “reciprocitetit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, BE ka ndaluar hyrjen e qytetarëve amerikanë, për të cilët vendimi do të merret më 1 korrik nga Komisioni Evropian. Lista me vendet e lejuara do të rifreskohet çdo 2 javë, sipas zhvillimeve epidemiologjike të vendeve.

Këto kritere janë:

Numri i rasteve të reja Covid-19 gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë duhet të jetë afër ose poshtë mesatares evropiane.

Trend zbritës ose i qendrueshëm i rasteve të reja në krahasim me 14 ditë përpara vendimit.

Masat e përgjithshme të zbatuara nga qeveria.

Vendet nuk mund të hapin kufirin me vende të treta pa u koordinuar me BE-në. Lista do të rifreskohet çdo javë pas një vlerësimi të përgjithshëm për çdo vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?