Begaj uron Presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan: Të thellojmë bashkëpunimin mes vendeve tona

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 18 maj 2025. Nicusor Dan, ish Kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, siguroi një fitore ndaj kandidatit rival George Simion.

Në mesazhin e tij të urimit, Presidenti Begaj theksoi marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Rumanisë, duke shprehur gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Urime @NicusorDanRO për zgjedhjen si President i Rumanisë. Shqipëria dhe Rumania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore. Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për forcimin e mëtejshëm të tyre në dobi të popujve tanë miq”, shprehet Presidenti Begaj në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?