Begaj, Vuçiç dhe Osmani takohen në Shkup

Ditën e sotme, në Shkup do të mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor, në samitin e radhës së Brdo-Brijunit.

Në këtë takim, i cili organizohet nga tri vendet si Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia, sipas kabinetit të presidentit maqedonas, marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani; presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj; ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç; presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar; presidenti i Kroacisë Zoran Millanoviç, anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiç, Denis Beqiroviç dhe Zhelka Cvijanoviç dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç.

“Në fokus të takimit të sivjetshëm të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Brdo-Brijunit në Shkup janë integrimi evropian dhe zgjidhja e çështjeve të hapura në fokus të samitit të Bërdo-Brionit në Shkup, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i të rinjve”, thuhet në komunikatën e Presidencës maqedonase.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?