Bejko: Basha më ka ndihmuar në fushatë, do të rikandidojë për kryetar të PD-së

Kandidati i PD-së zyrtare me Alibeajn kryetar, Roland Bejko thotë se ish-kryetari Lulzim Basha e ka ndihmuar gjatë fushatës në Tiranë, ku ai kandidon për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Po ashtu Bejko thotë edhe se Basha do të rikandidojë për kryetar të PD-së.

Saimir Kodra: Tek partia juaj, Lul Basha është projeksion i së ardhmes, kryetar tek ju?

Roland Bejko: Luli është një njeri, i cili e ka derën të hapur do kandidojë. Ma merr mendja që do kandidojë. Do fitojë apo jo, këtë nuk e di, por ama di që do kandidojë. Brenda kësaj PD-je që jemi ne, Lul Basha ka një ‘network’ goxha të konsiderueshëm, ‘network’ njerëzish, pra ka rrjet njerëzisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Saimir Kodra: Të ka shërbyer ty për fushatën?

Swiss Digital Mobile Reklama

Roland Bejko: Patjetër po. Ka lidhje me njerëzit dhe këta janë njerëzit me të cilët unë bëj fushatën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?