Beleri dhe Dule u penguan të takonin Metën? SPAK: Nuk u paraqit asnjë kërkesë

Prokuroria e Posaçme ka reaguar për akuzat e ngritura nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ky i fundit tha se kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe eurodeputeti grek Fredi Beleri nuk u lejuan të takojnë Ilir Metën në burg. Sipas SPAK, nga këta shtetas nuk ka mbërritur një kërkesë e tillë për të takuar Metën.

“Në bazë të nenit 51 të ligjit nr.81 të vitit 2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen nga deputetë, pa autorizimin paraprak të Prokurorit.

Në këtë rast, miratimi jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Deri në orën 15:15 të dt.31.01.2025, në protokollin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga shtetasit Alfred Beleri dhe Vangjel Dule për të takuar ndonjë të paraburgosur”, thotë SPAK në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?