Beleri, grekët: SHBA-BE mbështesin Ramën, po i vendosin Athinës shkopinj nën rrota

Çështja ”Beleri” prodhoi një diskutim të tensionuar Mitsotakis-Rama në margjinat e Samitit të fundit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. “Akujt” në raportin Tiranë-Athinë duken të vështirë për t’u thyer, teksa Mitsotakis i meshon vetos greke për negociatat dhe Rama bën “be” mbi drejtësinë e pavarur, të cilës nuk mund t’i imponohet askush.

Ka një shqetësim në opinionin grek për faktin se ndryshe nga herët e tjera Perëndimi, pra aksi BE-SHBA mbështet kryeministrin shqiptar duke kërkuar t’i japin një zgjidhje krizës.

Gazeta greke “Kathimerini” në një koment të zgjeruar mbi çështjen Beleri, analizon veton e Greqisë ndaj Shqipërisë dhe rolin e kryeministrit Edi Rama. Në artikull nënvizohet se Bashkimi Europian nuk është me Greqinë në çështjen Beleri, e në veçanti kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili e ka shprehur hapur qëndrimin e tij, se betimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe hetimi për të është çështje e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kathimerini” rreket t’ia atribuojë influencës së Ramës dhe bllokadës së tij ndaj islamizmit të Erdogan (edhe pse e ka mik Presidentin turk), mbështetjen e europianëve për shefin e qeverisë së Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?