Belinda Balluku prezanton projekt-buxhetin në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë

“Në Komisionin e Ekonomisë ku prezantuam projekt – buxhetin #2025 si një buxhet gjithëpërfshirës, ku investimet strategjike janë të shtrira nga jugu në veri, nga lindja në perëndim dhe padyshim të gjithë sektorët kritikë kanë marrë vëmendjen e duhur.

Megjithatë, ashtu siç është bërë tashmë traditë, opozita, në vend të një bisede konstruktive, bëri akuza dhe tentoi të dezinformojë publikun me shifra dhe fakte të pavërteta. Për fatin e mirë të shqiptarëve, gënjeshtrat dhe balta që opozita prodhon për çdo sukses të qeverisë, nuk e errësojnë dot realitetin e projekteve tona strategjike, që qytetarët kanë mundësinë t’i prekin vetë, duke provuar më së miri zhvillimin që po merr vendi dhe perspektivën e planit tonë të madh #Shqipëria2030”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre.

SHKARKO APP