Belind Këlliçi: Më 25 prill, të ndalojmë Ramën dhe boshatisjen e vendit nga të rinjtë

Kandidati i PD për Tiranë, Belind Këlliçi teksa ka zhvilluar një takim me disa nga banorët e Mëzezës ka deklaruar se 8 vjet më parë kryeministri Edi Rama premtonte bashkim zemrash dhe mendjesh për shëndetësi falas, arsim cilësor, 300 mijë vende pune, e shumë të thëna në atë që ai e quante “Rilindje”, e ndërkohë sot fjala “Rilindje” nuk përmendet gjëkundi.

Më tej Këlliçi shprehet shumë të rinj kanë ikur nga sytë-këmbët, fëmijët shqiptarë lindin debitorë e kanë mbi kurriz një borxh publik që Rama e ka thelluar .

“Më 25 prill, të ndalojmë Ramën dhe boshatisjen e vendit nga të rinjtë. Edhe 40 ditë na ndajnë nga fitorja”, ka deklaruar më tutje kandidati i PD, Këlliçi.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit: 

8 vjet më parë Edi Rama premtonte bashkim zemrash dhe mendjesh për shëndetësi falas, arsim cilësor, 300 mijë vende pune, e shumë të thëna në atë që ai e quante “Rilindje”. Sot fjala “Rilindje” nuk përmendet gjëkundi. Slogani i dalë boje nuk bën më punë. Asnjë eksponent i PS nuk e zë në gojë. Doemos, ç’ka për të thënë!
Ne jemi para faktit të pakundërshtueshëm se të rinjtë kanë ikur nga sytë-këmbët, se fëmijët shqiptarë lindin debitorë e kanë mbi kurriz një borxh publik që Rama e ka thelluar sa s’ka ku të vejë më. Më 25 prill, të ndalojmë Ramën dhe boshatisjen e vendit nga të rinjtë! Edhe 40 ditë na ndajnë nga fitorja!

SHKARKO APP