Belind Këlliçi: Programi i PD synon të lehtësojë barrën e shtetit dhe t’i japë frymëmarrje ekonomisë familjare
Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi së bashku me kryetarin e degës 6, Dashnor Visha kanë zhvilluar disa takime me banorë dhe biznese në Tiranë.
Këlliçi teksa ka postuar disa fotografi, krahas tyre shkruan se përtej fasadave të ngjyrosura ka jetë të vuajtur, dëshpërim ekonomik dhe shoqëror, pamundësi për të përballuar faturat e larta dhe taksat.
Më tej kandidati për Tiranën shkruan se programi i Partisë Demokratike synon të lehtësojë barrën e shtetit dhe t’i japë frymëmarrje ekonomisë familjare.