Belind Këlliçi: Qeveria Rama do marrë faturën e hidhur elektorale dhe do të dalë para drejtësisë

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi vijon takimet në lagje të ndryshme të Tiranës. Këtë herë Këlliçi është ndalur në Yrshek dhe thotë se edhe në këtë zonë flitet për për ujë të pijshëm e drita, refren ky i qeverisë në 2021-shin.

“Partia e njollave vazhdon ende u bënë biografinë njerëzve. Ama për të vjedhur nuk njohin ngjyra. I vjedhin të gjithë njëlloj. Për ne Shqipëria është një! E pandarë në hallet e saj. Njëlloj e etur për ujë, njëlloj e varfër, nga veriu në jug”, shprehet në postimin e tij në Facebook kandidati i PD në Tiranë.

Por Këlliçi është i bindur se “qeveria Rama do marrë faturën e hidhur elektorale dhe do të dalë para drejtësisë “.

Postimi i plotë:  

Edhe në Yrshek të Tiranës për ujë të pijshëm e drita flitet. Refreni i 2021-shit. Legalizimet i kanë bërë me mllefe politike.
Partia e njollave vazhdon ende u bënë biografinë njerëzve. Ama për të vjedhur nuk njohin ngjyra. I vjedhin të gjithë njëlloj.
Për ne Shqipëria është një! E pandarë në hallet e saj. Njëlloj e etur për ujë, njëlloj e varfër, nga veriu në jug.
Koha e tregoi mirë se sado vite të propagandosh, gënjeshtra del dhe e vërteta triumfon. Qeveria Rama do marrë faturën e hidhur elektorale dhe do të dalë para drejtësisë! Edhe 33 ditë!

SHKARKO APP