Belind Këlliçi: SPAK ta nisë hetimin nga Rama e Veliaj
PD-ja nuk është e kënaqur me arrestimin e kreut të Bashkisë së Lushnjes, pasi deputeti i zgjedhur Belind Këlliçi, thotë se SPAK ka minimizuar rolin e Tushes në aferat korruptive që është i përfshirë. Sipas tij, SPAK-u duhet të bëjë detyrën siç duhet dhe sipas tij, fillimisht duhet ta nisë në mënyrë të padiskutueshme me Edi Ramën dhe me Erion Veliajn.
“SPAK e minimizon rolin e kryebashkiakut Tushe në të gjithë ato afera dhe akuza që ne kemi bërë. Tushe akuzohet për një tender 24 milionësh, një tender në një fshat të humbur të Lushnjes, tender ujësjellësi, kur ndërkohë akuza të tilla që në kemi bërë prej kohësh, kanë të bëjnë me lidhje të drejtpërdrejta, me hakmarrjen për drejtësi, me favorizim që ai i ka bërë kësaj organizate kriminale dhe me faktin që ky individë qëndron në krye të Bashkisë së Lushnjes edhe pse I denoncuar prej nesh prej vitesh.
E rëndësishme është se nëse SPAK do të bëjë detyrën dhe duhet ta bëjë, SPAK duhet ta nisë në mënyrë të padiskutueshme me Edi Ramën dhe me Erion Veliajn. Sot janë bërë 13 muaj nga kallëzimi ynë në SPAK për shembjen e Teatrit.
Kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që është shprehur se Bashkia Tiranë, nuk ka pasur pronësi për Teatrin, dhe rrjedhimisht shembja ka qenë e paligjshme. Ku e ka gjetur kurajon Erion Veliaj që të marri një vendim dhe të shemb një godinë që nuk është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. E gjithë ka të bëjë me një afer korruptive, me një tender të paracaktuar. Dhe e gjithë kjo aferë tashmë është zbuluar në sy të publikut. Pse nuk zbatohet i njëjti standard për Erion Veliajn”,-tha për ”Ora News”.