Belind Këlliçi sulmon qeverinë: Keni zbrazur vendin për të mbushur xhepat tuaj

 

Në seancën e dytë radhazi, ku po diskutohet për projekt-buxhetin 2023, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, tha se qeveria ka zbrazur vendin për të mbushur xhepat e tyre, ndërsa tha se situata ekonomike është e rëndë, dhe rritja e çmimeve i ka bërë qytetarët të mos mund të përballojnë jetesën.

Miratimi i projekt-buxhetit duhet të ishte hapi i fundi. Dua të di pse anashkalohet grupet e interesit. Problemet po i shtohen vendit dita ditës, në fakt dhe seanca është formale, i keni gati kartonat, a jeni deputetë apo vetëm numra?!

Kjo shfaqje e djeshme e bariut tuaj, me ofendime, ka një motiv që të heqë vëmendjen. Keni zbrazur vendin për të mbushur xhepat tuaj.

Ka ardhur koha që kjo qeveri për herë të parë ta ketë vëmendjen tek qytetarët”, u shpreh ai mes të tjerash.

SHKARKO APP