Belind Këlliçi takon kryefamiljarin e prekur nga tërmeti: T’i hapim rrugë vendit për një kryeministër normal

Kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka vijuar sot takimet elektorale në Vishnje të Tiranës.

Këlliçi ishte në familjen e Xhaferr Zelës, një nga të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit dhe u shpreh se procesi i dëmshpërblimit nga tërmeti ka qenë i padrejtë dhe se shumë familje kanë marrë pak ose aspak.

Zela tha se mori vetëm 600 mijë lekë për banesën e dëmtuar, duke shtuar se brenda saj jetojnë 4 kurorë.

Ai u ankua edhe për pensionin.

“Janë vetëm 2 mijë lekë të vjetra në 8 vjet, nuk del për asgjë”,  tha Xhaferri.

Nga ana tjeër, Këlliçi i bëri thirrje që të tregojë durim deri në 25 prill.

“Duroni edhe 4 javë, duroni deri në 25 prill dhe do ta ndryshojmë bashkë. Të largojmë këta, që t’i hapim rrugë Shqipërisë për të patur një kryeministër normal.”

Më tej Këlliçi ka vënë në pah se videot e nxjerra nga PS janë jo reale, ndërkohë që realiteti sipas tij është ndryshe. Ai thekson se kryeministri Edi Rama është tallur me njerëzit për tetë vite, duke shtuar që me Bashën do të jenë të nderuar dhe do të hynë në Europë.

SHKARKO APP