Belind Këlliçi viziton disa lagje të Tiranës: Familje të zhytura në borxhe të mëdha që presin me shpresë të shohin ndryshim
Kandidati i PD në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi gjatë ditës së sotme ka shkuar në disa lagje të kryeqytetit ku është takuar me disa nga banorët.
Në fillim është ndalur në ish-Qytetin e Nxënësve për të biseduar me tregtarë të vegjël. Më pas ka vizituar tregun e komunitetit Rom, ku banorëve u kërkohet nga bashkia të lëvizin nga zona pa asnjë plan akomodimi për ta.
“Në 90% të familjeve që takova, 2 nga 3 femijët e tyre janë larguar nga Shqipëria. Familje të zhytura në borxhe të mëdha që presin me shpresë të shohin ndryshim. Duhet t’i japim fund kësaj varfërie që largon krahun e punës dhe forcën vitale të rinisë!”, shprehet në postimin e tij Këlliçi.
Postimi i plotë:
Kalova përmes tregut në ish Qytetin e Nxënësve për të biseduar me tregtarë të vegjël. Mjafton pak kohë qëndrimi këtu për të parë se fuqi blerëse nuk ka.
Shkova edhe në tregun e komunitetit Rom, ku banorëve u kërkohet nga bashkia të levizin nga zona pa asnjë plan akomodimi për ta.
U ndala gjithashtu në rr. “Vasfi Samimi”, e shkatërruar totalisht prej vitesh. Kjo është një nga rrugët më të rëndësishme që lidh Qytetin e Nxënësve me Kombinatin.
Në 90% të familjeve që takova, 2 nga 3 femijët e tyre janë larguar nga Shqipëria. Familje të zhytura në borxhe të mëdha që presin me shpresë të shohin ndryshim.
Duhet t’i japim fund kësaj varfërie që largon krahun e punës dhe forcën vitale të rinisë! Më 25 prill, të gjithë të bashkuar për ndryshim.