Belinda Balluku flet për incidentin ndaj Sali Berishës
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka komentuar goditjen me grusht të Berishës nga një qytetar në protestën e opozitës që u zhvillua ditën e sotme.
E pyetur nga gazetarët Balluku tha: Nuk e kam informacionin, kam qenë një një konferencë. Aktet e dhunës nuk janë të mira që të ndodhin. Shpresoj që zoti Berisha të jetë mirë me shëndet dhe mos ketë ndikuar protestën e opozitës. Kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë dhe nuk mund të marrë hije nga asnjë lloj ngjarje tjetër. Ky samit e ka ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

