Belinda Balluku me të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara, David Wisner

Belinda Balluku, zv/kryeministre shkruan në profilin e saj në facebook: “Me të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara, David Wisner, diskutuam për vazhdimësinë ebashkëpunimit strategjik midis dy vendeve tona, për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë të na japin, për projektet strategjike që kemi deklaruar publikisht vitet e fundit dhe që po progresojnë ndjeshëm, por dhe për plane e projekte të reja. Gjithashtu, diskutuam për reformat e rëndësishme që Qeveria Shqiptare çon përpara, sidomos për rezultatet e reformës në drejtësi. Për mua mbetet gjithmonë një kënaqësi e veçantë të dëgjoj vlerësimin që partnerët tanë strategjik kanë për skuadrën e mbrojtjes kibernetike shqiptare, e cila ka marr mbështjete të qenësishme përgjatë të gjithë këtyre dy viteve sfiduese. Mbetem besimplotë në vazhdimësinë e bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe i uroj David punë të mbarë në misonin e tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?