Belinda Balluku, në fshatin Kafaraj të Fierit, ku prodhohen luleshtrydhet, produketet e zinxhirit të marketeve europiane

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi nga afër pikën e grumbullimit të luleshtrydheve në Kafaraj, e cila eksporton në vendet e BE-së.

“Në Kafaraj grumbullohen luleshtrydhet e të gjithë zonës, të cilat tregtohen në zinxhirin e marketeve më të njohura europiane”, tha Balluku.

Sipas saj, tregu ka filluar të tregojë shumë interes për luleshtrydhet shqiptare.

Olsi Hamataj, pronar i një ferme luleshtrydhesh tha se “kam ikur në Greqi që ne moshën 10-vjeçare, shkova në shkollë atje ku përfundova studimet, pastaj bashkëpunova me një kompani greke ku prodhohej fidani i luleshtrydheve. Në 2014 isha vetëm 22 vjeç me ndihmën e pronarit grek ku punoja që më dha fidanë me vlerë rreth 180 mijë euro. Më tha shko në Shqipëri dhe kur ti grumbullosh lekët m’i sill. Vit pas vit rritëm sipërfaqet me luleshtrydhe, aktualisht janë 200 ha në total”.

“E gjithë luleshtrydhja është destinuar për në BE. Nga nëntori deri tani kam eksportuar 1 mijë tonë luleshtrydhe në Poloni, Gjermani, Itali dhe Çeki. Janë shumë të preferuara. Para 10 ditësh kam marre një certifikatë që të mundëson të shesësh në supermarkete shumë të mëdha në Gjermani dhe Poloni”, tha Hamataj duke shtuar se produktet tona shiten nën logon “Made in Albania”.

Ai tha se këtë vit fermerët kanë pasur një vit të mbarë dhe kanë arritur të kenë të ardhura sa morën vjet në gjithë sezonin.

SHKARKO APP