Belinda Balluku: Shqipëria do t’i japë energji Kosovës më 31 dhjetor dhe 1 janar

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha pas mbledhjes së qeverisë se është vendosur që Shqipëria t’i japë Kosovës energji elektrike më 31 dhjetor dhe 1 janar.

Por më tej, Balluku shtoi se ky do të jetë një borxh për Kosovën, e cila duhet ta kthejë kur të ketë mundësinë.

Ne do sakrifikojmë dhe do heqim nga rezervat tona për t’ja dërguar Kosovës në datat 31 dhjetor dhe 1 janar. Sasia e dërguar është 7680 megavat dhe do fillojmë transmetimin në orën 7 të datës 31 dhe do transmetojmë deri në orën 24:00 të datës 1 janar. Gjithçka që do dërgojmë nuk presim shkëmbim financiar, por kjo sasi që ne do depozitojmë do na kthehet në një moment kur ata të kenë komoditetin në periudhën e verës, pra nga Qershori deri në Shtator, kur Shqipëria ndeshet me vështirësitë e rezervave hidrike”, deklaroi ministrja Balluku.

SHKARKO APP