Belinda Balluku uron Igli Hasanin për postin si ministër i Jashtëm

Zv/kryeministrja Belinda Balluku i ka uruar suksese Igli Hasanit në sfidën e rëndësisishme si ministër i Jashtëm.

Balluku shkruan ndër të tjera se sot, kur Shqipëria në arenën ndërkombëtare gëzon një reputacion pozitiv, si rrjedhojë e një pune intensive për ndryshimin e perceptimit të gabuar për vendin tonë, është detyrë e secilit prej nesh të punojmë për këtë qëllim sublim.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Punë të mbarë Igli Hasanit në detyrën e rëndësishme që i është ngarkuar, një sfidë e re, por jo e panjohur për të. Sot, kur Shqipëria në arenën ndërkombëtare gëzon një reputacion pozitiv, si rrjedhojë e një pune intensive për ndryshimin e perceptimit të gabuar për vendin tonë, është detyrë e secilit prej nesh të punojmë për këtë qëllim sublim. Olta Xhacka lë pas në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, gur kilometrik të arritjeve diplomatike, të cilat i kanë dhënë Shqipërisë një pozitë të re, jo vetëm në rajon, por dhe shumë më gjerë. Vazhdimësia dhe koherenca e proceseve të nisura, si dhe sfidat e reja në fushën e diplomacisë ekonomike, do të jenë pjesë e rëndësishme e axhendës për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?