BEN BLUSHI: FARIDAH, BASKETBOLLISTJA AFGANE

Nga Ben Blushi
Kjo është Faridah, basketbollistja e ekipit kombëtar të Afganistanit.
Që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan ajo jeton në Shëngjin bashkë me familjen e saj.
Unë e takova Faridën në shkollën “At Zef Pllumi” të Shëngjinit ku ajo i mëson basketbollin fëmijëve afganë.
Mu desh shumë muaj ta bind të flasë për mua dhe ta fotografoj. Amerikanët që e kanë sjellë në Shqipëri, për arsye sigurije nga njëra anë dhe feja islame nga ana tjetër, nuk e lejonin te fotografohej nga unë dhe as të ekspozonte identitetin e saj.
Pas shumë muajve këmbëngulje dhe shkëmbime mesazhesh, më në fund, Faridah pranoi të më tregonte historinë e saj se si u bë baskebolliste duke luajtur e mbuluar me shami në një vend shumë konservator si Afganistani.
Pas largimit të të gjithë ekipit të vajzave nga ky vend, talebanët kanë ndaluar jo vetëm sportet për vajzat por edhe shkollat.Vajzat mund të ndjekin shkollën deri në klasën e gjashtë më pas duhet të mbyllen në shtëpi.
Historinë e Faridës mund ta lexoni të plotë në librin tim “41 Sekrete “.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?