Ben Blushi: Ferri i Aleppos
“Fatkeqësi që shumë fëmijë të Aleppos nuk do bëhen dot kurrë të mëdhenj” shkruan sot në rrjetet sociale, deputeti Ben Blushi.
Në shënimin e tij me titull Ferri i Aleppo-s, Blushi shkruan:
“Më shumë se 30 mijë njerëz presin të dalin nga Aleppo, nje qytet sirian që prej gati katër vitesh ka përjetuar dhunën dhe masakrat më te egra në këtë shekull. Dikur Aleppo ishte qyteti i tretë më i madh i Perandorisë Otomane, pas Kostandinopojës dhe Kairos ndërsa dhjete vite më parë kishte mbi 2 milion banorë. Sot është një qytet fantazëm edhe për shkak të mosmarrveshjeve të Fuqive të Mëdha dhe sidomos për shkak të interesave të Fuqive Rajonale që duan të bëhen të Mëdha.
Fatkeqësi që shumë fëmijë të Aleppos nuk do bëhen dot kurrë të mëdhenj.
Kush beson se bota po bëhet me e barabartë se ka Apple, duhet të mos harrojë se ka edhe Aleppo!”