Ben Blushi flet për zgjedhjet në Maqedoni: Një Pranverë Ballkanike është duke lindur

Deputeti i LIBRA-s dhe drejtuesi i saj Ben Blushi ka komentuar zgjedhjet dhe rezultatin e tyre ne Maqedoni.

Deputeti i LIBRA shkruan, “Zgjedhjet në Maqedoni nuk kanë fitues. Të gjitha partitë tradicionale kanë humbur. Nuk janë zvogluar si maqedonas, as si shqiptarë, por si të vjetër.

Kjo do të thotë, se në Maqedoni pati zgjedhje, por nuk pati zgjidhje. Megjithatë për Ballkanin ka një lajm te mirë. Rezultati i Maqedonisë tregon, se ajo që nuk duket po vjen.

Ky është fillimi i fundit. Për disa vjet në Ballkan do kemi klasa te reja politike. Një Pranverë Ballkanike është duke lindur gërmadhash”, perfundon Blushi.

Komentin e tij ai e shoqeron me nje foto ne Kumanove.

Postimi i Blushit në Facebook:

https://www.facebook.com/benblushi.al/photos/a.164776513645999.5529.164774493646201/439572736166374/?type=3&theater

SHKARKO APP