Ben Blushi: Fotografia e Albanit

Nga Ben Blushi-
FOTOGRAFIA E ALBANIT
Shkova në studion e Alban Domit. Në rrugën e Durrësit.
Si shkon aparati Nikkon që të kam dhënë, më pyeti
Leica jot është më i mirë, i thashë
Ke fotografuar shumë këto kohë?
Shumë, i thashë, nga priftërinj në Laç, turistë në Vlorë, qen në Elbasan, vajza të mbuluara në Shkodër, afganë në Shëngjin,
Më erdhi dje një afgane në dyqan, tha Albani
Si ishte, e pyeta
Ishte modele me 200 mijë ndjekës në instagram
E fotografove?
Më kërkoi lekë, tha Albani
Mua smë kanë kërkuar asnjëherë lekë afganët që kam fotografuar në Shëngjin,
Epo vijnë në Tiranë dhe çmenden, tha Albani
Do më bësh një foto, e dua për facebook, thashë unë
Nuk ke foto në facebook?
Kam ca të vjetra, pa mjekërr, me kollare, shumë keq ngjaj shumë demode.
Si të duket kjo, tha Albani
Dukem pak agresiv këtu, i thashë
Ashtu je, tha Albani
Po përpiqem të zbutem, thashë unë
Shiko këtë tjetrën, tha Albani
Dua këtë pozën me vështrim poshtë, kjo më pëlqen, thashë unë
Po këtu nuk të duken sytë, tha Albani
Nuk dua ti shof në sy njerëzit që shajnë në facebook se do ti vë në siklet, thashë unë
Ti e di, tha Albani, po mos u zi me njërëzit në facebook
Nuk dua të zihem më as në facebook, as në parlament, as në rrugë, thashë unë
Do të çoj unë në një vend ku zihesh kollaj, tha Albani
Ku është ky vend, e pyeta
Në një takim fotografësh, tha Albani
Epo aty do vi dhe ndoshta zihem, thashë unë

SHKARKO APP