Ben Blushi: HENRY DHE PATA
Aktualitet Politikë E Premte, 23 Qershor 2023 16:44
Nga Ben Blushi-
HENRY DHE PATA
Henry Durant është një biznesmemen dhe humanist zviceran që ka themeluar organizatën e Kryqit të Kuq, për cka mori dhe cmimin Nobel në vtitin 1901.
Ai ka merituar të ketë një bust te Liqeni i Tiranës, ku është krijuar edhe një mol i vogël varkash që mban emrin e tij.
Sa herë kaloj atje, shoh që Henry nuk është asnjehërë vetëm. Peshkatarë amatorë, djem, gra me fëmijë të vegjel dhe cifte ulen në hijet e pemëve dhe i bëjnë shoqëri Henry Durant. Ndoshta ai nuk ka qenë kurrë në një shoqëri më të mirë. Dhe Henry ua shpërblen. Sa herë këta njerz kanë nevojë për ndihmë urdhëri i tij, Kryqi i Kuq, është aty për ti ndihmuar.
Unë i bëra dje një fotografi kur Henry dukej i qetë dhe i clodhur në shoqërinë e një pate nga Tirana.
KOHA JONË SONDAZH