Ben Blushi: Kushtetuesja rrëzoi një ligj që bënte pronar shtetin, jo pronarin

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi e cilëson të drejtë vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e cila rërzoi ligjin e qeverisë për trajtimin dhe kompensimin e pronës.

Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Blushi shprehet i kënaqur për votën e tij kundër ligjit në fjalë, duke theksuar se ky ligj bënte pronar shtetin, jo pronarin.

“Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin e pronave. Më vjen mirë që kam votuar kundër një ligji që bën pronar shtetin dhe jo pronarin!”- shkruan Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?