Ben Blushi: Shumë njerëz, edhe sikur të kisha botuar 101 sekrete, nuk do kisha kaq shumë lexues
Aktualitet Politikë E Premte, 18 Nëntor 2022 20:18
“SHUMË NJERËZ NË PANAIR
Edhe sikur të kisha botuar 101 sekrete, ndoshta nuk do kisha patur më shumë njerëz”- shkruan Ben Blushi këtë mbëmje të kësaj të premte.

Ndërkohë pak më herët Ben Blushi postoi:
EDMOND TUPJA DHE UNË. PERSONAZHI DHE PATRONAZHI
Me Edmond Tupen kemi ndare orët e Panairit të Librit, në stendën e pasur të Botimeve Pegi.
Tupja flet për eros unë flas për sekrete, ai ka ftohtë unë kam ngrohtë, ai pi verë unë dua birrë, ai ka beretë unë dua kasketë, ai përkthen frengjisht unë flas me bisht, ai kërkon një llaf unë jap autograf.
Unë i them që e kam personazh në librin tim “41 Sekrete” ai më thotë që e kam në patronazh.
Sa e vështirë të kesh në patronazh një personazh.
Si Tupja.
Dhe të mendosh se janë 41 si ai.

KOHA JONË SONDAZH

