Ben Blushi te Ylli Rakipi: Nuk besoja se Donald Trump do zgjidhej

Deputeti Ben Blushi dhe analisti Fatos Lubonja shprehen se nuk kanë besuar që Donald Trump do të fitonte zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të Ylli Rakipit në News24, analisti Fatos Lubonja zgjodhi një shprehje të Marie Le Pen për të treguar se çdo të thotë fitorja e Trump, deputeti Ben Blushi tha se nuk besoi tek fitorja e tij deri në momentin e fundit.

“Fitorja e tij sot në botë krahasohet me rënien e murit të Berlinit, apo 11 shtatorin për impaktin që do t’i japë botës. Nuk është si ndërrimi Bush-Obama apo Clinton me Bush. Ashtu siç thotë Marie Le Pen zgjedhja e tij “Nuk është fundi i botës por i një bote”,- tha Lubonja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jo nuk kam besuar deri në fund. Më duket e habitshme, ishim mësuar me Clinton si profesioniste, ka qënë Sekretare Shteti, senatore dhe për shkak të figurës kontroverse të Trump”,- tha Blushi. Deputeti më tej shprehu habinë se si të varfrit e Amerikës kanë zgjedhur ta votojnë atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?