Ben Manaj: Pastë kembën e mbarë Saliu edhe për të tjerë, përtej gardhit!
Politikë E Enjte, 20 Maj 2021 09:37
Nga Ben Manaj (Londër)
Une jam një njeri që e kam vuajtur personalisht në kurrizin tim persekutimin personal të Sali Berishës, i cili në kohën kur punoja në BBC, bashkë me Bashkim Koplikun, kanë kërkuar largimin tim me emër nga BBC, për të cilin me figurë dhe e zeza mbi të bardhë kanë shkruar gazetat britanike më të mëdha ne vend!
Ndërkohë kam marrë kërcënime me vdekje unë dhe familja ime për shkak të punës time, si gazetar i institucionit më të respektuar dhe më prestigjioz të medias britanike dhe në botë për afro 19 vjet!
Por unë personalisht e kam falur Sali Berishën edhe pse më demtoi karrierën time profesionale deri diku, dhe këtë e kam deklaruar më herët se sot, publikisht!
Sot jam i gëzuar nga ky lajm jo për personin Sali Berisha, por për gjithë “Berishët” e Shqipërisë në post-komunizëm që janë pasuruar dhe e kanë vjedhur e poshtëruar këtë popull në mënyrë të paskrupullt!
Pastë kembën e mbarë dhe e tërheqtë zvarrë Sali Berisha dhe mezi pres radhën, edhe në anën tjetër të gardhit! Vaftë djersa dhe gjaku i shqiptarëve tek ata prej atyre që ua kanë pirë dhe përbuzur ato!
Shkoftë plugu i anti-korrupsionit sa më thellë edhe tek ata që mendojnë se janë të imunizuar hërpërhë!
KOHA JONË SONDAZH