Ben Manaj: Shqipëria duhet të ndihmojë në strehimin e personelit afgan proamerikan

Nga Ben Manaj-
Duke qenë se e ushtroj edhe vet profesionin e përkthyesit kam një ndjeshmeri dhe respekt të veçantë për përkthyesit afgan, dhe padyshim ata duhen mbrojtur dhe u duhet dhënë azil në Amerikë, Britani dhe gjithë vendet me nivel të lartë jetese ndër vendet e Nato-s, pas deshtimit spektakolar të Perendimit në Afganistan siç edhe sovjetiket dikur!
E njejta gjë duhet thënë edhe për personelin afgan dhe familjet e tyre që kanë ndihmuar forcat aleate në Afganistan!
Edhe Shqiperia ka detyrim që të ndihmojë, brenda mundesive te saj, në këtë operacion! Jemi anëtarë të Nato-s në fund të fundit dhe kemi edhe privilegje, por edhe detyrime!
Lipset që edhe opozita shqiptare ta mbështes këtë lëvizje të Shqipërisë dhe të sugjeroj modalitete dhe kushte!
Por kam një frikë se vende si Kosova, Uzbekistani, Kazakistani etj që nuk janë anëtarë të Nato-s, po përdoren si vende depozitimi kur me sa kuptoj vendet e tjera te Nato-s apo aleatë të tjerë të amerikanëve duket se ngurojnë dhe nuk u jepen aq lehtë presionit amerikan!
Ky personel njihet nga aleatët dhe nuk kanë nevojë të madhe për vetting se kanë kaluar atë kur janë rekrutuar nga amerikanët dhe aleatët, plus që kanë infrastrukturë akomodimi dhe procedimi të statusit tyre të emigracionit!
Shqipëria e ka deshmuar përkushtimin e saj ndaj amerikanëve edhe kur ishte çështja e opozites iraniane kur shumë vende aleatë nuk kanë qenë kaq mikëpritëse! Tani që kemi të bëjmë me një vend ku Nato ka qenë e përfshirë kokë e këmbë, s’ka justifikim nga asnjë vend i Nato-s, t’ja lerë në prehër Shqipërisë dhe Kosovës apo edhe vendeve që mbarojne me “stan” strehimin e përkthyesve dhe personelit ndihmues dhe familjeve të tyre pas triumfit taleban dhe dështimit perëndimor!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?