Benet Beci bën prezent ecurinë e punës në kantierin e rrugës së Komanit, këtij investimi jetik për banorët e zonës

Mirëmëngjesi nga kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci vjen nga kantieri i hapur i punës në rrugën e Komanit!
Ky investim jetik për banorët e zonës po shënon një ndryshim të rëndësishëm në infrastrukturën dhe zhvillimin e kësaj zone në qarkun e Shkodrës. Prej vitesh, banorët e Komanit dhe fshatrave përreth janë përballur me vështirësi të mëdha në lëvizje, duke ndikuar jo vetëm në jetën e tyre të përditshme, por edhe në mundësitë për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.
Përveç përmirësimit të infrastrukturës, kjo rrugë po shërben edhe si një shtysë për rikthimin e shumë familjeve në vendlindjen e tyre, me synimin për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit dhe ekonomisë lokale.
Ky është vetëm një hap i parë drejt transformimit të kësaj zone me potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe ekonomik. Ky investim do të jetë një histori suksesi për të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?