Benet Beci: Buna rrjedh e lirë pas 50 vitesh. Përfundon faza e dytë e pastrimit në Dajlan

Pas pesë dekadash, lumi Buna rrjedh sërish i lirë në shtratin e vet natyror, falë përfundimit me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes në pastrimin e tij, pranë zonës së Dajlanit. Lajmin e ka ndarë kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, duke theksuar rëndësinë e këtij operacioni jo vetëm si arritje teknike, por edhe si një hap madhor në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe rikthimit të një pasurie natyrore me rëndësi të veçantë për qytetin dhe rajonin.

Beci ka shprehur mirënjohjen për të gjitha strukturat që kontribuan në këtë nismë, veçanërisht për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nën kujdesin e Ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 50 vitesh, lumi Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet.
Ka përfunduar me sukses edhe faza e dytë e ndërhyrjes në pastrimin e shtratit të lumit Buna, pranë zonës së Dajlanit një operacion i rëndësishëm që i hap rrugë një epoke të re për këtë pasuri natyrore.
Falënderoj të gjitha strukturat që kontribuan që nga momenti i parë në këtë ndërhyrje, por në mënyrë të veçantë shpreh mirënjohjen time për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nën kujdesin e Ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu.
Me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, ekipi i punës në terren, i udhëhequr nga Nënkolonel Shkumbin Gjana, Nënkolonel Egert Kuka dhe i mbështetur nga Kolonel Shkëlzen Mhillaj, drejtues i operacionit, bënë të mundur çmontimin e plotë të strukturës metalike (dajlanit) në lumin Buna.
Ky operacion nuk është vetëm një arritje teknike, por një hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit dhe rikthimit të lirisë natyrore të lumit Buna një aset i çmuar për qytetin dhe gjithë rajonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?