Benet Beci falënderoi organizatorët e magjisë “Swing Marathon”

Ajo çfarë u bë në Shkodër dje, mund të bëhet vetëm në Shkodër. T’i dedikosh diçka kaq origjinale datës ndërkombëtare e Jazz-it, askund tjetër nuk mundet, veçaty ku muzika dhe aventura, e shkuara dhe e tashmja, arti dhe komunikimi janë një sinonim i jetës dhe mendësisë qytetare.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka përcjellë përmes një “Albumi i një dite plot energji të mirë!” një ndër eventet më të veçanta dhe organizimet më të jashtëzakonshme të kthyer tashmë në traditë.

“Faleminderit djemve të Hemingway Fan Club Albania , Rudit, Altinit e Blendit, që vijojnë ta sjellin festën në qytetin e tyre të origjinës! Faleminderit Altinit të Mrizi i Zanave Agroturizëm ,që e bëri aq të bukur mikpritjen në Baqel!

Faleminderit artistëve të huaj e shqiptarë që performuan në tren, në rrugë e në Teatri Migjeni, Shkoder!

Faleminderit çdo partneri që e mundësoi këtë festë, duke bërë që më shumë se 1000 vetë nga e gjithë Shqipëria e jo vetëm, të ishin dje në Shkodër duke ndikuar drejtpërdrejtë në ekonominë e bizneseve të shërbimit!

Faleminderit që zgjodhët Shkodrën, edhe kësaj here!

Faleminderit stafit të Bashkia Shkodër, të gatshëm për të lehtësuar mbarëvajtjen e ngjarjeve të tilla kulturore e turistike.

E mbi të gjitha, faleminderit shkodranëve, shpirti i vërtetë i çdo feste!

Kemi para një sezon fantastik! Le ta shijojmë bashkë, për të mirën e Shkodrës!”

Janë këto falënderime, këto mirënjohje që kryebashkiaku Benet Beci u bën të gjithëve për këtë magji që i sollën Shkodrës, për këtë rekuiem që shfletuan me një manifestim kaq madhështor.

Koha Jonë

SHKARKO APP