Benet Beci inspekton punimet në shkolla në prag të vitit të ri shkollor
Aktualitet Politikë E Diel, 10 Shtator 2023 13:13
“Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, bashkë me prefekten, znj. Majlinda Angoni Jubani, drejtues të Bashkisë dhe përfaqësues të firmave që kanë ndërhyrë në këto ndërtesa, inspektuam nga afër disa prej shkollave që i janë nënshtruar rikonstruksionit. Në
shkollën “Ismet Sali Bruçaj” është kryer faza e parë e ndërtimit të shtesës së mjediseve të reja, ndërkohë që bashkia Shkodër po miraton edhe fondin për fazën e dytë të kësaj godine. Në shkollën “Azem Hajdari” është kryer faza e parë e rikonstruksionit ku kanë qenë të përfshira punimet e brendshme.
Ndërkohë që gjatë inspektimeve kemi parë nga afër edhe punimet e brendshme nga punonjësit e bashkisë në shkollën “Branko Kadia” dhe “Ndoc Mazi”, ku janë bërë të mundura ndërhyrje emergjente në disa mjedise, pas kërkesave që janë bërë nga stafi pedagogjik dhe drejtuesit e shkollave, me qëllim që këto shkolla të jenë në kushte optimale për nisjen e vitit të ri shkollor 2023-2024″-shkruan Benet Beci, kryebashkiaku i Shkodrës.

KOHA JONË SONDAZH

