Benet Beci mbledh për herë të parë tre klerikët dhe përfaqësuesit politikë

Me mesazhin ”bukë, kripë e zemër”, për herë të parë në bashkinë e Shkodrës janë bërë bashkë klerikët e zonës dhe përfaqësuesit politik. Kryebashkiaku Benet beci, thekson se harmonia fetare që Shkodra e ka simbol të sajin, ”jemi bashkë për t’i shërbyer Shkodrës në zhvillimin e saj”.

Mesazhi

”Bukë, kripë e zemër, kjo traditë e shqiptarëve, na shoqëroi në takimin që pata kënaqësinë të organizoja me krerët e komuniteteve fetare në Shkodër, bashkë me drejtuesit e Këshillit Bashkiak dhe të grupeve të këshilltarëve. Me mesazhin e harmonisë fetare që Shkodra e ka simbol të sajin, jemi bashkë për t’i shërbyer Shkodrës në zhvillimin e saj”,-shkruan Beci.

SHKARKO APP