Benet Beci: Në rrugica, shtëpi e dyqane nëpër Shkodër mund të gjesh thesare që tregojnë pasionin e këtij qyteti
Nga Benet Beci:
Në rrugica, shtëpi e dyqane nëpër Shkodër mund të gjesh thesare që tregojnë vlerat, pasionin e traditën e këtij qyteti. Këto foto u zbuluan rastësisht nga stafi i bashkisë, duke punuar për veprimtaritë ne kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë.
Ato i ruan me fanatizëm e krenari Shkëlqim Tafili, vëllai i legjendës së çiklizmit shkodran e kombëtar Agim Tafili. Dyqani i tij në Zdrale është “muzeu” i munguar për një figurë të tillë… Atij e plot sportistëve të tjerë që kanë shkruar historinë e Vllaznisë iu detyrohemi një hapësirë dinjitoze e të mirëmenduar. Është rradha jonë t’u themi faleminderit!