Benet Beci në Theth, interesohet për problemet e zonës turistike
Aktualitet Politikë E Enjte, 8 Qershor 2023 09:47
Nga Albert Vataj-
Njeriu që bëri histori në Shkodër duke fituar për herë të parë bashkinë në këto 32 vite në emër të PS-së, Beneti që ka manifestuar gjithë këto vite aftëso si drejtues e si administrator përfekt, ka filluar punën akoma pa marrë zyrtarisht mandatin e tij.
Benet Becin nuk e zë vendi pasi ka premtuar shkodranëve ndryshim të jetës ekonomike.
Ai ishte dje në Theth dhe fill pas takimëve ka shkruar në facebook: “Në Theth. Problemet e furnizimit me energji elektrike i kemi diskutuar në terren me përfaqësues të Hec-it Ndërlysaj, që realizon furnizimin me energji elektrike në zonë dhe të OSHEE-së. Palët u angazhuan të finalizojnë brenda këtij muaji investime konkrete dhe mirëmbajtje, që do t’u japin zgjidhjet e duhura banorëve, bizneseve dhe turistëve të shumtë në zonë.
Mbetjet janë një tjetër problem. Zgjidhja duhet ofruar nga secili, ndaj pronarët e bujtinave do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe operatorin që i grumbullojnë e heqin ato. Një përfaqësi e bizneseve aty po ngrihet që të dakordësojnë nxjerrjen e mbetjeve në orare fikse e t’i respektojnë ato, ndërsa operatori tashmë po e bën grumbullimin e heqjen e tyre jo më një, por dy herë në javë”.

KOHA JONË SONDAZH